Gjatë fjalimit të tij të fitores në Florida, Donald Trump u shpreh se do të jenë katër vite të jashtëzakonshme drejtimi në SHBA.
Në fjalën e tij ai nuk la pas edhe emigrantët, të cilët i ka mbajtur në fokus gjatë fushatës zgjedhore.
Trump tha se nëse dëshirojnë të hyjnë në SHBA, çdo gjë duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme.
“Do të kemi katër vite të jashtëzakonshme… nuk e di nëse do të shkonte keq apo shumë keq. Njerëzit të vijnë nën vendin tonë të rikthehen në vendin tonë, por duhet të rikthehen në mënyrë të ligjshme. Më lini të shpreh punën e jashtëzakonshme”, tha Trump.
Donald Trump, në ndalesën e tij të fundit të fushatës në Karolinën e Veriut, njoftoi se do të vendoste një tarifë të konsiderueshme për mallrat nga Meksika nëse vendi nuk ndalon fluksin e emigrantëve që vijnë në SHBA.
Ai njoftoi për herë të parë se, nëse zgjidhet, do të vendoste një tarifë të menjëhershme prej 25% për çdo gjë të importuar nga Meksika nëse vendi nuk ndalonte fluksin e emigrantëve dhe drogës që derdheshin në vend.
Top Channel