“Grerëza” një dramë moderne e autores angleze Morgan Lloyd Malcom e njohur gjerësisht në botën e teatrit ndryshe në Britani dhe Europë mbërriti në skenën e teatrit të Gjirokastrës nën intepretimin e dy aktoreve Asiana Koka dhe Ina Zoto.
Subjekti i pazakontë dhe disi absurd ngre diskutime që shpesh nuk i has në teatër. Pasi nuk folën për 20 vjet, Heather dhe Carla takohen në një kafene. Këto mike të vjetra shkolle ndajnë historinë e jetës dhe kujtojnë të kaluarën e tyre jo shumë me fat.
Ka një borxh që duhet paguar dhe Heather nuk do ta harrojë atë që i bëri Carla në shkollë. Trileri shpërthyes i dramës e tërheq këtë inat fëmijërie nga sheshi i lojërave deri në të çarat e errëta të moshës madhore.
“Është një dramë thriller, psikologjike, sociale që trajton tema shumë të fuqishme sidomos për ditët tona dhe për shoqërinë tonë moderne. Publiku i Gjirokastrës e morri këtë mesazh të fuqishëm dhe e mirëpriti shumë mirë dhe ishte shumë i ngrohtë gjë që na ka surprizuar. Jemi ndjerë vërtetë shumë mirë sepse suporti ka qenë shumë i madh”, u shpreh Koka.
” Arsyeja që zgjodhëm që kjo vepër të vinte në teatrin e Gjirokastrës është sepse ka mesazhe shumë të forta dhe trajton tematika shumë të veçanta të cilat unë mendoj se nuk janë trajtuar asnjëherë në teatrin shqiptar nëpërmjet një drame thriller. Ka qenë kënaqësi shumë e madhe që e vendosëm ne këtë vepër me dy personazhe në teatrin e Gjirokastrës që ka qenë i jashtzakonshëm”, tha Zoto.
Grerëza është një njeri i këndshëm me dy duar për miqësinë, xhelozinë dhe hakmarrjen, që ngre pyetje nëse mund t’i falim vërtet ata që na kanë lënduar. Nën regjinë e Eraldo Malaj drama ishte përshtatur për çdo audiencë dhe ka folur hapur me publikun.
Top Channel