IShowSpeed është një nga emrat më të njohur në rrjet vitet e fundit, i cili është shfaqur në evente të ndryshme botërore.
Përpara disa muajsh, 19-vjeçari zgjodhi të vizitonte Tiranën, në një tur për të parë të gjitha kryeqytetet e Europës. Falë bujës së madhe që bëri në rrjet, ai mori dhe një ftesë nga Edi Rama, i cili e priti në godinën e Kryeministrisë.
Speed tashmë ka zgjedhur që të shkojë në ceremoninë e Topit të Artë, aty ku u prit me brohoritje të mëdha nga fansat.
Në tapetin e kuq, ai bëri shqiponjën dykrenare teksa bënte foto përpara kamerave.
.@ishowspeedsui all smiles on the red carpet! Welcome back to Paris! 😁#ballondor pic.twitter.com/7999Aby2rE
— Ballon d’Or (@ballondor) October 28, 2024
Kjo nuk është hera e parë që Speed e bën diçka të tillë, me 19-vjeçarin që shpeshherë e ka përmendur emrin e Shqipërisë në videot e tij në YouTube.
Top Channel