Shtesa e pagave! Qeveria miraton rritje për profesione të veçanta, ekspertët: Të përfshihen mjekët e mësuesit

28/10/2024 19:59

Kultura e punës ka ndryshuar globalisht,  mirëpo në vende të vogla e në zhvillim si Shqipëria pasojat ndihen edhe më shumë.

“Nëse dikur ishin punonjësit që kërkonin vende pune në shtet apo qoftë dhe në privat, tashmë janë këto institucionet që kërkojnë punonjësit”, tha Romina Radonshiqi.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar vërehet sidomos në sektorë me prioritet kombëtar por edhe në profesione që janë shumë të kërkuara: siç është teknologjia. Vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkoi që IT dhe drejtori i përgjithshëm të përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune deri në masën 500 mijë lek në muaj, veç pagës. Por Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin pa përcaktuar vlerën e rritjes, që do vendoset me vkm në vijim. AKSHI argumentonte se pagat e punonjësve në  funksione të tilla në fushën e teknologjisë së informacionit, janë relativisht të larta në treg, ndaj has pengesa për rekrutimin e më të mirëve. Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët e pavarur.

“AKSHI ka vështirësi sepse në këtë sektor jashtë apo edhe vetë brenda tregut të Shqipërisë në privat pagat janë shumë të larta. Gjithmonë duhet patur parasysh se çelësi i punësimit të njerëzve të talentuar sigurisht është paga”.

Specialistët e punësimit mendojnë se kjo shtesë për natyrë të veçantë duhet të përfshijë edhe profesione të tjera të rëndësishme për përparimin e shtetit.

“Kjo problematikë për punësimin nuk është vetëm për IT, por psh edhe në mjekësi, mësuesi. Ku shohim përtej Tiranës, në qytete që ka zhvillim më të ulët. Ndaj një zgjidhje do të ishte edhe për ta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA