Rënia e euros po jep efektet negative te bizneset, veçanërisht në jug të vendit, ku turizmi mbetet një nga sektorët më të ekspozuar ndaj zhvlerësimit të monedhës evropiane.
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Maksim Hoxha, dhe pedagogia Antoneta Polo, vlerësojnë se rënia drastike e euros po përkthehet në humbje të konsiderueshme për sipërmarrjet, ndërsa efektet janë më të ndjeshme në zonat turistike.
Bizneset që punojnë kryesisht me turistë të huaj përballen me të ardhura më të ulëta në lekë, ndërsa kostot e operimit, pagat dhe shpenzimet e tjera mbeten të larta.
Në jug, ku ekonomia lokale mbështetet ndjeshëm te turizmi, zhvlerësimi i euros po kthehet në një tjetër sfidë për sipërmarrjen.
Sipas ekspertëve, nëse kjo tendencë vijon, pasojat mund të ndihen jo vetëm te bizneset turistike, por në të gjithë zinxhirin ekonomik të rajonit.
Top Channel