Ndërtimi i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” dhe konviktit të saj në qytetin e Durrësit po ecën me ritme të mira thotë kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale u shpreh se  vijon puna me ritme të shpejta

“Shkolla, e cila përfshin edhe konviktin për nxënësit, do të ofrojë kushte dhe standarde europiane për mësimdhënien e 250 nxënësve, ku 150 prej tyre do të akomodohen në konvikt”, shkruan Rama.

Rindërtimi përfshin 16 klasa moderne, 2 laboratorë të pajisur me teknologji bashkëkohore, një fushë sportive të jashtme, një palestër të brendshme, si dhe dhoma të shërbimeve mjekësore dhe psikologjike. Përveç këtyre, është rindërtuar edhe konvikti i shkollës, duke ofruar kushte më të mira për nxënësit që jetojnë aty.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA