26/12 22:45
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji në një dasmë madhështore.
Në ceremoninë e dytë të martesës së saj, Dafina Zeqiri mori një vëmendje të madhe në rrjet, nga të ftuarit VIP te fustanet e saj.
Artistja e njohur gjatë dasmës veshi dy fustane, teksa ajo shfaqej më e lumtur se kurrë pranë partnerit të saj.
Gjithashtu nuk munguan as persona të njohur të showbizz-it si Yll Limani, Rina Balaj, 2 Ton, Ronela Hajati etj., të cilët ishin aty në ditën më të lumtur të koleges së saj.
Kjo ishte ceremonia e dytë e çiftit, pasi disa javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë të thjeshtë dhe private.
Top Channel