Burri i fundit në ‘rrugën më të zbrazur në Britani’, nuk pranon të largohet nga pallati megjithë kërcënimin e bashkisë (fotot)

18/10/2024 17:04

68 vjeçari Nick Wisnewski, është banori fundit i ndërtesës me 128-apartamente në Wishaw, Skoci, që pritet të shembjet nga autoritetet si pjesë e një projekti rindërtimi, por ai refuzon të largohet.

Punonjësi bankar në pension, i reziston prej tre vjetësh thirrjeve të ndërtuesve në atë që mediat quajnë “rruga më e zbrazur në Britani”.

Ndërtesat pritet të shemben për të ndërtuar 300 shtëpi të reja, por vendosmëria e Nick ka detyruar bashkinë të nisë procedura ligjore për ta përzënë.

Ndërtesa e tij dikur kishte 200 banore në 128 apartamente, por tashmë Nick thotë se ofertat për ta larguar nuk kanë qenë të respektueshme për ta bindur.

Bashkia e North Lanarkshire kërkon të marrë një urdhër detyrues planifikimi, por Nick thotë se nuk trembet prej tyre dhe do të mbrojë të drejtën e tij deri në fund.

Ai ka blerë apartamentin në 2017, pasi jetonte më parë në ndërtesën sociale me qira dhe përfitoi ngajë skemë e uljes së çmimit për rezidentët.

Ndërtuesit i kanë ofruar tashmë 35,000 paundë por kjo nuk është e mjaftueshme për të blerë një tjetër shtëpi.

“Personi i fundit u largua në dhjetor, tani është bosh fare, si një qytezë fantazme. Është shumë qetësi dhe pak e çuditshme që askush nuk jeton më përveç meje”, thotë burri.

Ai shton më tej: “Kur banorët u larguan lanë prapa soba të vjetra, dyshekë e lavatrice qe kane krijuar rremuje. Tashmë nuk ka siguri dhe disa dritare janë thyer. Por për fat nuk kam pasur probleme. Bari është rritur shumë dhe bashkia nuk vjen më ta presë, ndoshta për të më bezdisur mua, që të mërzitem e të largohem”.

“Ata më ofruan £35,000 për apartamentin dhe dy vjet banesë pa qira tjetërkund por kjo nuk mjafton pasi duhen të paktën £80,000 deri në £100,000 për të blerë një shtëpi tjetër. Nuk e di ku do të jetoj më pas”.

“Unë kam punuar gjithë jetën dhe nuk do të lejoj të ma marrin shtëpinë tani që jam i moshuar, dhe të marr një kredi shtëpie tjetërkund”.

Përfaqësues të bashkisë thanë se do të ketë kompensim të përshtatshëm për Nick, duke shtuar: “Do të vazhdojmë të negocjojmë me të për largimin e vullnetshëm, paralelisht me procesin ligjor”, shkruan rrjeti vendas dailyStar.

FOTO GALERI
4/5
"Unë kam punuar gjithë jetën dhe nuk do të lejoj të ma marrin shtëpinë tani që jam i moshuar, dhe të marr një kredi shtëpie tjetërkund”, shton ai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA