34 vjeçari Michee Jules me bashkëshorten Maya Jules, 33, ishin për pushime në zonat malore të Kebek në Kanada për të festuar ditëlindjen e Michee, ku u vizituan nga tufa e egër e 9 ujqërve që klithinin rreth viletës së tyre të drunjtë.
Episodi dramatik ndodhi rreth mesnatës kur ujqërit duket se kërkonin shoqërinë e dyshes, duke ‘u bërë serenatë’ me ulërimat e tyre të zgjatura melodioze.
Megjithëse ishin njoftuar për prezencë të ujqërve në zonë, dyshja nga New Jersey nuk e kishin pritur këtë takim kaq të afërt me kafshët e guximshme para dyerve të tyre të xhamta.
Michee, i cili është fotograf profesionist, tha se nuk i mbante dot emocionet: “Ishte aq e mrekullueshme të shihje këto kafshë miqësore në natyrën dhe shoqërinë e tyre.”
“Unë i dua kafshet dhe pasioni im është të kap momentet kur ato bashkëveprojnë në ambjentin e tyre natyral”.
Çifti thanë se qëndruan për një javë në kabinën e drunjtë dhe ujqërit shfaqeshin thuajse përnatë. Michee ishte shumë i gëzuar: “Nuk e besoj sa me fat ishim të qëndronim kaq pranë me ujqërit. Ruajta distancën por as nuk u shqetësova dhe as nuk isha i kërcënuar prej tyre “.
Michee po planifikon tashmë të rikthehet në pyjet e egra kanadeze, duke argumentuar: “Do të rikthehesha ty vetëm për këtë eksperiencë”, shkruan rrjeti britanik DailyStar.
Top Channel