Në ditën e lindjes së tij, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO dosjen e Sali Berishës dhe të akuzuarve të tjerë

15/10/2024 22:32

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen “Partizani”.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se në dosjen me 333 fashikuj e dorëzuar në gjykatë ditën e sotme janë pesë të akuzuar, mes tyre  Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili sot festoi edhe 80-vjetorin e lindjes.

Anila Hoxha raporton se ditën e nesërme pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin paraprak. Në short paraprak do të përfshihen 10 gjyqtarë nuk do futet në short gjyqtarja Irena Gjoka e cila ka shqyrtuar prej tetorit 2023 masat e sigurisë dhe sipas ligjit nuk duhet të jetë në këtë short.

“Nesër, me datë 16.10.2024, ora 09:00 do të hidhet në short dosja penale, seancë paraprake (kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq, procedimi penal nr. 287, i vitit 2020), me kërkues Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehur: Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja”, njofton GJKKO.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA