Kandidatja demokrate Kamala Harris ishte e ftuar në studion e “The Late Show with Stephan Colbert”, ku premtoi se nëse ajo zgjidhet presidenteve e SHBA-ve, do të kthejë alkoolin në Shtëpinë e Bardhë.
Deklarata erdhi pasi Harris konsumoi birrë gjatë emisionit. Demokratja hapi një kanaçe birre, në studion e “The Late Show with Stephen Colbert”, diçka që asnjë nga dy presidentët e fundit nuk e kanë bërë. Me kanaçen e birrës në dorë, Harris zbuloi se kohët e fundit kishte pirë me bashkëshortin e saj Doug Emhoff. “Hera e fundit që piva një birrë ishte në një lojë bejsbolli me Doug,” tha ajo duke qeshur.
Paraqitja e saj në shfaqje ishte pjesë e një fushate mediatike që përfshinte gjithashtu një paraqitje edhe në emisione të tjera.
Top Channel