Ishulli në Karaibe kërkon ‘çiftin aventurier’ për ‘punën e ëndërrave’ me rrogë $180 000 në vit (fotot)

09/10/2024 16:19

Një ishull privat në rajonin e Karaibeve ka postuar në rrjet reklamën për kërkimin e një çifti aventurier që të punojë e jetojë në parajsën natyrore, plus me një rrogë të majme si privilegj.

Prandaj mediat britanike thonë se nëse ke shije për jetën e luksit dhe të aventurës, duke u paguar “një thes me para për këtë”, kjo mund të jetë mundësia që kishe kërkuar.

Emri dhe vendndodhja e ishullit nuk përmenden në njoftim, por thuhet se është pjesë e territoreve britanike British Virgin Islands – arqipelagu vullkanik me katër ishuj kryesorë dhe rreth 50 më të vegjël.

Posti i reklamuar në rrjetin ‘escapethecity.org’, thotë se kërkon profesionistë që të ndihmojnë me “operacionet e ishullit dhe promovimin e tyre”, me rrogën e majme prej 180 000 dollarë në vit.

Por mos u gënjeni se pozicioni nuk është për të rinj, pasi duhet të keni eksperiencë në hoteleri dhe promovim. Kriteret kërkojnë mirëmbajtje të vendit si dhe “nëse një nga çifti ka eksperiencë shtëpiake, konsiderohet si avantazh”.

Pjesë e detyrave të promovimit ishin turizmi “zbathur” në ishull, për të cilin pronari ishte i apasionuar, për vlerat shëndetsore e shpirterore te aktivitetit.

Ekskursionet zbathur kanë ardhur në modë së fundmi si një formë turizmi i relaksuar e natyror, “duke shijuar pamjet e mrekullueshme të ishullit dhe duke treguar mirënjohje për to”.

Të zotët shtonin se eksperienca që ata kërkojnë të ofrojnë është një lidhje intime me Tokën Nënë, duke qëndruar ‘i tokëzuar’ me këmbët zbathur, dhe përsëri duke shijuar pushime të jashtëzakonshme.

Përveç rrogës paketa ofronte kujdes shëndetësor, plan pensionimi dhe udhëtime të përvitshme në shtëpi.

Reklama shtonte më tej: “Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për një çift dinamik me eksperiencë shërbimi në një ishull privat, duke kontribuar në transformimin e tij në një destinacion luksi të tokëzimit zbathur”, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
2/3
Territori britanik British Virgin Islands – arqipelagu vullkanik me katër ishuj kryesorë dhe rreth 50 më të vegjël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA