Marjana nga Tirana, një 26 vjeçare që deklarohet beqare, thotë se është e gatshme të ndihmojë çiftet heteroseksuale, çiftet LGBT, por edhe gratë apo burrat e vetëm duke e mbajtur një shtatëzani për ta.
Interesi për të ka qenë i madh. Ajo ka marrë 29 oferta nga çifte hetereseksuale dhe ato LGBT. Ka midis tyre që janë edhe shqiptarë.
Maria nga Dibra, Ola nga Elbasani, Genta nga Korça, Nertila nga Vlora por edhe Aja dhe Hazi nga Tirana, si dhe Aze nga Durrësi thonë se janë të disponueshme për t’u bërë nëna zëvendësuese.
‘”Nuk jemi gati, ka rreziqe të trafikimit të qenieve njerëzore”, u shpreh Egla Bardhi, drejtore TLF.
Përparimi i shkencës mjekësore në metodat e riprodhimit ka nxitur një biznes global me materialet gjenetike që mund të përdoren për të krijuar jetë të reja. Dhurimi i gametave njerëzore, siç janë spermatozoidët apo vezorët është tendenca e shumë të rinjve.
Në faqe gjen djem shqiptarë si Darini nga Korça, Egzoni nga Tirana apo Abiani nga Gjirokastra, të gjithë të rinj që sapo i kanë kaluar të 20-at. Ata duan të dhurojnë spermën e tyre. Në fund të këtij procesi ata marrin një pagesë modeste, që varion deri në 100 euro, por më pas u shitet çifteve që mund të kenë nevojë për këtë material gjenetik deri në 1000 euro. Dhuruesve u ruhet anonimati. Ata mund ti njohin fëmijët e tyre vetëm nëse edhe fëmijët shprehin dëshirën për të njohur babain.
“Askush nuk e di çfarë ndodh në këto klinika, çfarë ndodh me materialet gjentike që ata marrin, duhet kontroll shumë i rreptë”, u shpreh Egla Bardhi, drejtore TLF.
Top Channel