Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së premte. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Vranësirat pritet të shfaqen kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në relievet malore të vendit. Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formën e pikave, gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë. Temperaturat do të vijojnë të jenë relativisht të larta, me vlerën maksimale që pritet të arrijë deri në 34°C në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, temperaturat më të ulëta priten në Korçë dhe Bajram Curri, ku termometri mund të zbresë deri në 12°C.

SHMU rekomandon ndjekjen e përditësimeve të fundit për ndryshimet e mundshme të kushteve atmosferike.

Top Channel