Dueli i radhës në Ligën e Kombeve, mesfushori çek “kërcënon” Shqipërinë: Kundërshtar i pakëndshëm, por i kalueshëm

08/10/2024 20:20

Alex Kral është rikthyer për të luajtur me Rep. Çeke, pasi u la jashtë listës së Europianit për shkak të minutave të pakta që kishte me Union Berlinin sezonin e kaluar.

“Çdo lojtar dëshiron të jetë në Europian, pasi është një turne i madh dhe një kujtim i bukur kur sheh pas në atë që ke bërë gjatë karrierës. Nga pikëpamja ime më vinte keq, por e kam përjetuar shumë pozitivisht këtë kthim në radhët e përfaqësues dhe e prisja me padurim pasi jam i lumtur këtu”, u shpreh mesfushori.

Mesfushori gjithashtu u ndal dhe te takimi me Shqipërinë që do të luhet të premten e 11 tetorit në Pragë, duke thënë se kuqezinjtë janë një kundërshtar i kalueshëm.

“Janë një kundërshtar i pakëndshëm. Ata luajnë me shpejtësi përpara, kanë tranzicione të shpejta. Ne gjithashtu e pamë këtë në ndeshjen e tyre ndaj Ukrainës, kjo është diçka për të cilën duhet të kemi kujdes. Por mendoj se padyshim ata janë një kundërshtar i kalueshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA