22/11 23:29
Vijon puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i punës.
E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë. Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.
Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.
Top Channel