Bombardimi i xhamisë islamike në Rripin e Gazës, raportohet për dhjetëra viktima

06/10/2024 08:20

Mbrojtja civile në Rripin e Gazës njoftoi se të paktën 21 njerëz u vranë në bombardimin ajror të një xhamie islamike që ishte shndërruar në një strehë për personat e zhvendosur brenda në Deir al-Bala (në qendër).

Sulmin e konfirmoi ushtria izraelite, duke thënë se goditi “komandën dhe kontrollin qendror” të lëvizjes islamike palestineze Hamas.

“Numri i të vdekurve është 21 dhe ka një numër të madh të të plagosurve, pas bombardimit të xhamisë, e cila ndodhet përballë hyrjes në Spitalin e Martirëve al-Aksa në Deir al-Bala, në pjesën qendrore të Gazës”, tha një zëdhënësi mbrojtjes civile.

Më herët, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi të paktën 18 të vdekur, përfshirë fëmijë dhe dhjetëra të plagosur.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se ” ka kryer një sulm preciz kundër terroristëve të Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur në një strukturë që më parë ishte xhamia ‘Suhada al-Aqsa’ në zonën Deir al-Bala”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA