Kampionia shqiptare e xhudos, vajza nga Lezha përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare

05/10/2024 20:42

“Që kur isha e vogël më pëlqenin artet marciale dhe i shihja. Babai e kuptoi që doja të isha pjese e saj dhe në moshën 10-vjeçare e nisa si sport dhe ja ku jam tani”. Kështu e nisi Desara Ndoci pasionin e saj për xhudon, një 15-vjeçare që shpesh here është dashur të lër pas shumë gjera, e që është hasur me paragjykime por kjo nuk e ka penguar aspak për të vazhduar më tej me këtë sport.

“Është shume e vështirë, pasi shumica e njerëzve thonë kjo është një vajzë që merret me arte marciale dhe habiten por unë ja kam dalë dhe me paragjykime, tek unë nuk ka ndikuar fare sepse xhudon e kam gjënë më kryesore, e lashë shoqërinë pas shumicën e gjerave që të merrem me xhudo dhe kjo gjë nuk më ka lënë mbrapa me të tjerët”, shprehet Desarar.

Desara e cila ka marrë pjese në turne të ndryshme, ku më i fundit ishte ai në Pejë, e cila u vlerësua me medalje të artë në një ndeshje jo fort të lehte për të, por Ndoci thotë se mjafton pak vetëbesim për të arritur atë që do.

“Unë dhe trajneri jemi stërvitur shumë që të marr medaljen e artë, e dija sepse kisha vetëbesimin që do e merrja. Gara ishte e lodhshme, por me punën e pa lodhshme që kemi bere ja dola.

Altin Përgjergji i cili e trajnon Desaren tashmë prej 5 vitesh e quan si një gjetje për ekipin e “Besëlidhjes”

“Desara ka qenë një gjetje, sepse është vështirë të gjesh një gocë që ka dëshirë të merret me sporte luftarake, ka dëshirë që të goditet, të godasë të tjerë, tregon për mentalitetin dhe flet më shume për Desarën”, tha ai.

Në turneun e fundit që morën pjese, Përgjergji e cilëson si një turne në shtëpinë e kampioneve por shpirti i saj luftarak i dha asaj medaljen e artë

“Kampionati u organizua ne shtëpinë e kampioneve, në Pejë ku kemi kampion olimpik kampion bote dhe Desara është përballur me sportiste të nivelit europian edhe më gjerë pasi stërviten. Ato gocat qe ishin përballë Desarës ishin shumë të përgatitura dhe me një motiv të qartë vetëm për të fituar. Por Desara nga Shqipëria tregoi karakterin e saj të fortë, tregoi që është e fortë dhe tregon qe ka një perspektivë për të ardhmen”, shtoi ai.

Duke parë dëshirën e madhe të Desares për xhudo, trajneri Përgjergji e cilëson atë si një yll në ngjitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA