Doktori tregon zbulimin më të rëndësishëm mbi alkoolin, të kuptuar pasi hoqi dorë (fotot)

04/10/2024 18:08

Doktori britanik Dr Alex George njihet pasi ka marrë pjesë në një program ‘reality TV’ ndërsa së fundmi ka ndarë me publikun ‘zbulimin më të rëndësishëm’ për kulturën e alkoolit në Britani.

Pas famës në televizion ai është emëruar tashmë Ambasador për shëndetin mendor të të rinjve me ministrinë britanike të arsimit, shkruan rrjeti vendas Ladbible.

Ai tashmë shpërndan këshillat e tij shëndetësore në rrjetet sociale, shumica e të cilave fokusohen në ndalimin e alkoolit dhe ndryshimet që kjo sjell.

Pasi ka hequr dorë nga pija një vit e gjysmë më parë Dr Alex evidenton avantazhet që kjo i ka sjellë dhe ndryshimet pozitive në stilin e jetesës.

Më parë ai ka folur për tre tipe njerëzish që nuk duhet t’i afrohen fare alkoolit, por shton se për të, ka ndryshuar gjithçka që kur është gjithmonë i kthjellët.

Duke shpjeguar situatën e re, ai thotë në një video: “Që kur ndalova pijen një vit e gjysmë më parë kam kuptuar se alkooli nuk është zgjidhja, cilado të jetë situata, në qofsh i lumtur apo i trishtuar, nëse je në një funeral apo në një ditëlindje, nëse je në bar, nëse sapo je diplomuar apo nëse nuk kalove në provim”.

Dhe në fakt të gjitha celebrimet shoqërore kryhen me ndonjë formë alkooli si shampanja apo të tjera më të forta.

“A nuk është diçka e çmendur që alkooli të lidhet me çdo event shoqëror? Çdo event ku njerëzit mblidhen, qoftë lindje, vdekje, një arritje apo dështim në jetën tënde, është i lidhur me alkoolin, dhe këtë e kupton vetëm pasi heq dorë prej tij, kjo është absurde”, thotë doktori.

“Kjo kulturë është ingranuar thellë në shoqërinë britanike”.

Ndjekësit e tij pranonin observimin, teksa një prej tyre tha: “Është shumë e keqe kur detyrohesh të pish prej të tjerëve. Nervozohem kur disa nuk mund të imagjinojnë si të zbaviten nëse janë të pa konsumuar alkool dhe kthjellët.”

FOTO GALERI
2/3
Pas famës në televizion ai është emëruar tashmë Ambasador për shëndetin mendor të të rinjve me ministrinë britanike të arsimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA