Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Alma Demiraj se kryeministri është trajtuar për hernien inguinale, një ndërhyrje e lehtë dhe siç mësohet gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje në fund të gushtit, kur teksa ishte për një inspektim në spital.
“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale, që i kam mësuar edhe emrin, se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, deklaroi Rama.
Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit.
Top Channel