“Shëndeti im është përmirësuar, pamja e jashtme është përmirësuar, ashtu si dhe besimi te vetja. Jam tashmë një person tjetër”, thotë Lacy Gilbert.
Gruaja nga veriu i Britanise thotë se si ka rënë në peshë më shumë se 40 kg duke përmirësuar stilin e saj të jetesës, mendësinë dhe zakonet e përditshme.
Laci kur nisi rrugëtimin e saj në 2023 peshonte më shumë se 110 kg.
Por ajo krijoi vullnetin për të nisur një program rigoroz diete të shoqëruar me rutina stërvitjeje, teksa tani shijon përmirësimin e fokusimit mendor, të gjumit dhe të dhimbjeve në kyçe, shkruan rrjeti Manchester Evening News.
Ajo thotë se me ndihmën e një aplikacioni që përshkruhet si udhëzues për të rriturit që kërkojnë një stil më të shëndetshëm jetese, ka rindërtuar shkencën e rënies në peshë me alternativa efektive, përkundër industrisë së dietave e suplementeve.
Megjithëse në rrjet ka aplikacione të ndryshme me premtime për rezultate nga ‘më fantastiket’, ekspertët thonë se vullneti personit është thelbësor në ndryshimin e mentalitetit të tij dhe qëndrimit larg helmeve apo ushqimeve e produkteve të dëmshme për shëndetin.
Rrjeti Mirror shkruan se aplikacioni Simple ofron një seri mjetesh për të arritur shëndetin optimal dhe kuptuar vlerat ushqyese të ushqimeve e pijeve që konsumoni, duke promovuar më të mirat.
Programet sugjerojnë plane stërvitjeje, bazuar në preferencat e përdoruesit dhe eksperiencat e mëparshme me rënien në peshë.
Laci përmendte si një nga opsionet më të preferuara mjetin e krahasimit të fotove.
“As nuk dukem as nuk ndjehem si i njëjti person që isha më parë. Ishte një rrugëtim i mrekullueshëm, por gjëja më e mirë ishte shmangia e sëmundjeve të lidhura me obesitetin”./The Mirror/
Top Channel