Burri që ka punuar në qiellgërvishtësin pa dritare në New York, tregon çfarë ka parë brenda (fotot)

23/09/2024 17:27

Një burrë që pretendon se ka punuar për disa vite në ndërtesën hermetike 30-katëshe në New York, ka treguar për mediat atë që i lejohet të tregonte prej kohës së viteve 2000.

Në New York City ka shumë ndërtesa të mëdha por për atë pa dritare me adresë 33 Thomas Street, nuk dihet shumë.

Duke folur më herët me rrjetin Daily Mail në kushte anonimati, burri në fjalë tha se ishte ftuar të punonte aty bashkë me babanë në vitet 2000 në instalimet hidraulike.

Por atyre u ndalohej të hynin në dhoma të caktuara.

“Na përcaktuan specifikisht dhomat ku nuk mund të hynim, dhe as nuk mund të pyesnim çfarë kishte brenda”, thotë biri i hidraulikut , duke shtuar se i ati kishte instaluar tela rreth dhomave.

Ai pretendon më tej se kishte gjetur dokumente në një dollap të bodrumit ku detajohej plani i mbrojtjes në rast të një sulmi me radiacion.

Sipas një komentuesi të njohur në TikTok, ndërtesa ka sistemin e saj të pavarur me gaz, ujë e rrymë elektrike, dhe se mudn të durojë një sulm bërthamor, por me sa duket jo atë me radiacion.

Një tjetër teori është se ajo i përket Agjecisë Kombëtare të Sigurisë dhe i dedikohet kontrollit e survejimit të armiqve apo qytetarëve.

Por deri sa një nga teoritë ekstravagante të konfirmohet, shpjegimi besohet se do të mbesë ai i dhënë aktualisht, pra se përdoret si pikë kontrolli e linjave telefonike, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA