Disqe fluturues, njerëz të vegjël jeshilë…? Amerikanët janë të pavendosur për alienët (fotot)

20/09/2024 18:23

Raportime të fundit për shikime të ‘UFO-ve’ në Montana, SHBA kishin nxitur dhe një diskutim të veçantë në Kongresin amerikan mbi jashtëtokësorët.

Natën e 31 gushtit një çift amerikan deklaruan se kishin parë një objekt të shkëlqyeshëm në qiell, që më pas ishte ulur duke pulsuar dritat e tij.

Të tjera raportime të ngjashme për objekte të panjohura në qiell ose në tokë janë regjistruar por shumica kanë mbetur të padokumentuara.

Një raport i Pentagon në 2022 mbi femomenet e paidentifikuara ajrore mund të verifikonte vetëm një nga 144 raste, duke cituar si arsye mungesën e të dhënave apo konkluzioneve.

Kjo duket se ka pasur efektin e saj në opinionin e përgjithshëm të publikut vendas teksa një sondazh të rrjetit YouGov thuhej se përqindja e amerikanëve që besojnë te UFO-t apo anijet aliene ka ardhur në rritje, nga rreth 20 përqind në 1996 në 30 përqind në 2022, pas disa publikimeve të mediave dhe Pentagonit mbi çështjen.

Një sondazh i rrjetit  Gallup mbi çështjen në 2021 ishte akoma më entuziast, duke sugjeruar se rreth 40 përqind e amerikanëve besonin se alienët kanë vizituar tokën, edhe kjo në rritje nga 33 përqind që ata kishin llogaritur në 2019, shkruan rrjeti TRTNews.

FOTO GALERI
2/3
Përqindja e amerikanëve që besojnë te UFO-t apo anijet aliene ka ardhur në rritje, nga rreth 20 përqind në 1996 në 30 përqind në 2022, pas disa publikimeve të mediave dhe Pentagonit mbi çështjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA