Ylli i Hollywood ‘nuk njihet më’ prej tatuazheve në fytyrë, i riburgosur dy ditë pas lirimit (fotot)

19/09/2024 16:37

Një ish-aktor i njohur i Hollywood ka habitur fansat teksa është shfaqur me një pamje të re dramatike kur u lirua nga burgu, teksa u burgos sërish disa ditë më vonë.

Aktori Jason Hoganson u fotografua duke përshëndetur me dorë nga kamera teksa dilte nga burgu i Durham më 10 shtator në Britani.

53 vjeçari u lirua pas kreu gjysmën e dënimit 18 muaj, sipas një amnistie të kontestuar te qeverisë së re laburiste.

Aktori i mbushur me tatuazhe që ka luajtur në filmin e njohur të viteve 1980, Empire State, ishte burgosur për sulm ndaj të dashurës, por megjithë lirimin e hershëm  ishte burgosur sërisht disa ditë më vonë, shkruan rrjeti vendas Daily Star.

Hoganson ishte burgosur gjithashtu për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj ish-të dashurës.

Ai i mohonte akuzat e sulmit por gjithsesi iu dha paraburgimi në gjyq.

Më parë ai ka qenë një yll në ngritje të Hollywood pas rolit të Pete në trilerin Empire State (Shtet-perandori). Filmi i njohur tregonte për grupet kriminale të burgjeve të Londrës, ndërsa në të luante dhe aktori Martin Landau.

Por jeta duket se doli jashtë kontrolli për Hoganson prej varësisë ndaj drogave dhe pasionin për krime të vogla që e kanë bërë të arrestohet dhjetra herë.

Vitet e fundit ia ka shfaqur dhe tatuazhet në fytyrë, me sa duket për të mbuluar shenjat e vetëlëndimeve, shkruajnë mediat.

Skema laburiste e amnistisë për të burgosurit, është dënuar nga shumë figura për mundësinë e përsëritjes së krimeve nga të dënuarit, veçanërisht të dënuarit për dhunë shtëpiake.

FOTO GALERI
3/4
Nuk dihet me saktesi cfare ka ndodhur me aktorin ....

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA