Të gjithë mund të shikojnë shpellën e frikshme, por një qen duhet zbuluar brenda saj në 7 sekonda (fotot)

18/09/2024 21:47

Ky iluzion ka lënë të habitur dhe më fanatikët e lojrave të inteligjencës, por ju mund të keni aftësitë e nevojshme.

Nëse pikasni qenin e fshehur brenda shtatë sekondave keni shikimin e një skifteri dhe inteligjencën e një profesori, shkruan rrjeti The SUN.

Shpella shkëmbore duket e frikshme dhe vetëm ata me inteligjencë të lartë mund të zgjidhin iluzionin e gjetjes së qenit.

Megjithëse mund të duket si një imazh i zakonshëm gjëegjëza nuk është e lehtë dhe shumë persona heqin dorë pas rreth një minute, por dhe në këtë rast mos u shqetësoni pasi zgjidhja jepen në fotot e galerisë së mëposhtme.

Psikologët thonë se hulumtimi i iluzioneve optike përmirëson analizën, që ju të shihni dhe detajet e fshehura në dokumentet e kontratat që shpesh ju nxisin të nënshkruani.

Rrjeti  ZenBusiness shkruan: “Skeçe të tilla janë një stërvitje e mirë mendore që ju bëjnë të mendoni me efikasitet dhe të zgjidhni problemet më me lehtësi”.

Në fotogaleri gjeni zgjidhjet dhe të tjera lojra shkathtësie …

FOTO GALERI
4/5
Pergjigje ...

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA