Liga e Kampionëve ka luajtur dy ndeshjet e para të sezonit 2024/25 me formatin e ri, ku në fushë zbritën katër skuadra.
Juventusi priti në Torino holandezët e PSV, në të cilën fitoi 3-1. Sfida nisi mjaft mirë për bardhezinjtë të cilët kaluan në avantazh me anë të Kenan Yildiz në minutën e 21’, i cili debutoi në këtë kompeticion me një gol “Alla-Del Piero”.
6 minuta më vonë McKennie dyfishoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë tundi rrjetën dhe Nico Gonzalez, teksa holandezët shënuan golin e tyre të vetëm në minutën e fundit.
Në takimin tjetër që nisi në orën 18:45, Astpn Villa arriti një fitore bindëse në transfertë me Young Boys me rezultatin 0-3, ku shënuan Tielemans, Ramsey dhe Onana.
REZULTATET:
JUVENTUS 3-1 PSV
K. Yildiz 21’, McKennie 27’, N. Gonzalez 52’ / Saibari 90+3’
GOLI I YILDIZ (VIDEO)
GOLI I MCKENNIE (VIDEO)
GOLI I GONZALEZ (VIDEO)
YOUNG BOYS 0-3 ASTON VILLA
Tielemans 27’, Ramsey 38’, Onana 86’
Top Channel