I dashuri i pushimeve në adoleshencë, kthehet papritur në jetën e gruas: Më dukej sikur po rilidhesha me shokun tim më të mirë (fotot)

13/09/2024 21:22

Iga Olszak ishte njohur për herë të parë me Vlad Dimovski, në plazhet e pastra të Skotina, në Greqi, kur ajo ishte 16 vjeçe dhe ai 18.

“Mbaj mend që më pëlqeu shumë atëherë,” thotë Iga në një reportazh të detajuar për rrjetin  CNN Travel.

Iga njohu Vlad për herë të parë verën e vitit 2005 kur ajo kishte ardhur nga Polonia në një kamp pushimi në Greqi, ndërsa Vlad vinte shpesh në Skotina nga qyteti i tij në Maqedoninë e Veriut.

Bashkë me të rinj të tjerë ata u miqësuan në sfondin e plazheve piktoreske dhe mbrëmjeve rinore.

“Ne nisëm të flisnin të gjithë me njëri-tjetrin dhe një natë Vlad u ul pranë meje dhe më foli, besoj se prej aty nisi gjithçka.

Vlad vinte rregullisht në Skotina dhe i njihte njerëzit por Iga i ra menjëherë në sy.

Që kur nisën të flisnin me njeri-tjetrin Iga e Vlad u bënë shpejt të pandashëm.

Ata komunikonin në anglisht, që ishtë pak më e vështirë për Iga pasi nuk ishte aq e zonja sa Vlad.

“Por Vlad më ndihmonte me fjalë të ndryshme që të komunikoja më mirë”, kujton Iga.

Ata kaluan dy javë së bashku të cilat i përshkruajnë si miqësi, edhe pse kishin tërheqje ndaj njëri-tjetrit.

“Ia kaluam shumë mirë,” thotë Iga. “Por unë isha ende në shkollë dhe jetonim në vende të ndryshme, nuk mund të kishim një të ardhme”.

Rrjedhimisht Iga e Vlad u ndanë kur mbaroi pushimi por këmbyen adresën e email-it.

Dyshja gjeti mënyrën të qëndronin në kontakt dhe gradualisht kuptuan që kjo nuk ishte vetëm një njohje në plazh, por diçka më shumë.

Ata herë pas here flisnin për idenë e takimit përsëri, por nuk kishte plane konkrete.

Gjatë kësaj kohe ata kishin nisur lidhje romantike me njerëz të tjerë.

“Pasi e kisha gjetur një të dashur unë nuk mud të takohesha me të,’” kujton Iga. “Do të doja ta takoja si shok”, thotë ajo duke shtuar se teksa lidhjet e tyre bëheshin më serioze dhe email-et u rralluan.

Brenda disa viteve Iga ishte martuar e divorcuar, ndersa Vlad ishte vendosur në SHBA.

Ata komunikonin në email dhe Iga i fliste për divorcin, ndërsa Vlad i thoshte se ishte ende ‘single’. Ata nisën të ndjeheshin të lidhur me njëri-tjetrin, si atëhere kur ishin të rinj.

Dhe në fillim të vitit  2016, Vlad i përmendi se do të vizitonte Evropës dhe ndoshta të vizitonte Iga qe tashme qe vendosur në Gjermani.

“Ditën që do të vinte të më takonte isha shumë, shumë e emocionuar,” thotë Iga. “Më kujtohet që bëra kek me babanë për të. U zgjova herët për t’i përgatitur sepse ai kishte udhëtuar”.

Iga shkoi të takonte Vlad ne aeroport.

“Kur e takova ishte momenti më i bukur i jetës time, ishte një emocion intensiv, shumë më mirë nga e kisha imagjinuar”.

Vlad githashtu kujton sesa e bukur ishte.

“Ajo dukej e mrekullueshme,” kujton ai, megjithëse kishte parë foto të shumta të Iga.

Ata tashme ishin rritur, ishin në fund të të 20-ave të tyre, dhe jo ata që kishin qenë një dekadë më parë.

Iga i tregoi Vlad qytetin e saj Bielefeld, në veriperëndim të Gjermanisë.

“Folëm shumë,” thotë Vlad. “U kënaqëm. Ishte një periudhë e shkurtër për të kuptuar nëse ishim bërë për njëri-tjetrin ose nëse donim ta kërkonim këtë.”

Dyshja u ndanë dhe rinisën komunikimet e tyre në video mes kontinenteve.

Iga kujton: “E dija që kisha rënë në dashuri me Vlad. Doja të isha me të por isha e rezervuar”.

“Por si dikush që kishte kaluar një divorc isha pak e turpëruar për atë që më kishte ndodhur”, thotë Iga duke theksuar se kishte nevojë të komunikonte për këtë me Vlad.

Kur ajo i foli për lidhjen që kishte pasur ai u treguar mbështetës dhe i kuptueshëm.

“Ai më krijonte atë hapësirë që unë të ndjehesha rehat për të thënë të vërtetën”, thotë vajza.

Vlad gjithashtu ndjehej në të njëjtën mënyrë dhe të dy i shprehën dashurinë njëri-tjetrit në distancë dhe disa muaj më vonë Iga rezervoi fluturimin për ta vizituar në Chicago.

“Ishim në pikë serioze,” thotë Iga e cila në maj 2016 u vendos në SHBA për të tentuar seriozisht lidhjen e tyre.

Prindërit e Iga e mbështetën lidhjen e saj të re.

Ajo nisi të punonte në Chicago në një biznes trajnimi psikologjik. Më vonë çifti u vendosën në Florida, kur Iga zbuloi se ishte shtatzënë.

Të dy Iga e Vlad kishin shpresuar që më herët për fëmijë kështu që ko nuk ishte një surprizë e keqe.

Rikrijimi i fotos se 2005 nga cifti ne 2024, pasi u martuan

Ata të dy vizituan së bashku Greqinë dhe vendin ku ishin njohur, madje dhe rikrijuan një foto që kishin bërë së bashku në 2005, në të njëjtin vend.

Çifti lindën djalin e tyre Luca në 2018 dhe një muaj më vonë u martuan në një ceremoni të vogël.

Një vit më vonë ata lindën femijen e dytë nje vajze, dhe tashme kthehen rregullisht në Evropë e në Greqi ku çojnë në plazh fëmijët e tyre.

Sot Iga e Vlad jetojnë ende në SHBA, të rikthyer në Chicago, duke ruajtur lidhjet e vjetra me Evropën, vendet e tyre të origjinës dhe Greqinë ku u njohën, shkruan në reportazh rrjeti CNN.

FOTO GALERI
2/5
Sot Iga e Vlad me femijet jetojnë ende në SHBA, të rikthyer në Chicago, duke ruajtur lidhjet e vjetra me Evropën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA