Një burrë që pretendon se është pickuar nga akrepi në testikuj, është duke paditur hotelin luksoz ku ndodhi incidenti pasi bashkëshortja e tij thotë se jeta e tyre seksuale “nuk është më ajo e para”.
62 vjeçari Michael Farchi, pretendon se u zgjua papritur në dhomën e tij të hotelit në Las Vegas, SHBA, me një dhimbje të fortë ne mes te kembeve.
Në padi shkruhet se ai ndjente “pickime të shumëfishta në dorë dhe në zonën mes këmbëve” teksa pretendonte se Venetian Resort kishte dështuar në pastrimin e dhomës nga insektet e parazitët, shkruan rrjeti CBS dhe 8 News Now.
Farchi thotë gjithashtu se incidenti e ka lënë me stres post-traumatik (PTSD) dhe traumë emocionale, prandaj duhet të veprojë që ko të mos ndodhë më ndaj klientëve të tjerë. Ndërsa bashkëshortja e Farchi, Batia thotë se jeta seksuale e çiftit është dëmtuar rëndë si rezultat.
Avokati i çiftit Brian Virag tha: “Nuk ka rëndësi si ka hyrë kafsha aty, hoteli nuk mund të jetë i kontaminuar me akrepë helmues, ndoshta vrasës”.
Farchi tha më tej se kur raportoi te stafi hotelit se ishte pickuar në testikuj, ata kishin nisur te qeshin e të tallësin me të.
Ai tha: “Stafi nisi të mbante dorën në mes të këmbëve e të qeshin me mua, por kjo mua më ka shkaktuar efekte në punë e në familje”.
Mediat kanë tentuar të kontaktojnë por nuk kanë marrë komente nga razorti Venetian Resort në Las Vegas, per incidentin shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Channel