Elle Macpherson shpjegon përse zgjodhi mjekësinë alternative për kancerin megjithë shqetësimet e doktorëve e familjarëve (fotot)

03/09/2024 18:10

Modelja australiane Elle Macpherson tha se disa anëtarë të familjes së saj e konsideronin “ekstreme” zgjedhjen e saj për të shmangur kemioterapinë.

Modelja tashmë 60 vjeçare tha në një intervistë se preferoi trajtimin ‘holistik’ përkundër atij farmaceutik të kemioterapisë, pas diagnozës së kancerit të gjirit.

Macpherson i kishte mbajtur të fshehta problemet shëndetësore prej disa vitesh.

“Ishte e rëndë, e papritur”, tha Macpherson për revistën Women’s Weekly në lidhje me diagnozën e sëmundjes.

Doktorët i kishin rekomanduar asaj të kryente mastektomi (heqje kirurgjikale të gjijve), terapi radiacioni, kemioterapi, terapi hormonesh dhe rindërtim të gjinjve.

Por në vend që të pranonte menjeherë këshillën e mjekëve Macpherson, thotë se përfitoi për të kërkuar thellë te vetja, për të gjetur një zgjidhje që i përshtatej më mirë asaj.

Supermodelja thotë se brenda disa javëve mori këshilla nga 32 doktorë e ekspertë kanceri, dhe arriti në vendimin final për diagnozën: ajo nuk donte kemioterapi.

Prandaj ajo thotë se zgjodhi atë që quan një qasje ‘intuitive, bazuar te zemra, ose holistike’, edhe pse nën mbikëqyrjen e doktorit të saj kryesor.

Macpherson thotë: “E kuptova se duhet të gjeja të vërtetën time, me sistemet e mia të besimit, dhe këtë arrita të bëja”.

“Ishte një stërvitje e mrekullueshme për të qenë e drejtë me veten, të kisha besim te vetja për t’u shëruar, te natyra e trupit tim, për rrugën që kisha zgjedhur”.

Ajo shton se zgjodhi një kombinim terapish dhe ndryshim të stilit të jetesës, me qëllim trajtimin e shërimin e pacientit, por pa dhënë detaje. Tradicionalisht protokollet e kurave alternative janë kryesisht me baze bimore e minerale, dhe ndryshime te stilit te jetesës bazuar te dieta.

Ajo shton se disa nga familjarët u tmerruan që zgjodhi rrugën më të panjohur të trajtimit.

“Fëmjët e mi më kanë mbështetur në zgjidhjet e mia, edhe pse e dija se ishin të tmerruar”.

Macpherson thotë se babai fëmijëve të saj, ish-bashkëshorti Arki Busson, ishte i tmerruar që ajo nuk ndoqi rrugën “konvencionale farmaceutike”.

“Ai e konsideronte ‘ekstreme’ që unë refuzova kemioterapinë, ndërsa unë vetë konsideroja ‘ekstreme’ kemioterapinë dhe kirurgjinë”.

Macpherson thotë se ishte shumë e vshtirë të refuzonte këshillat e doktorit të saj, teksa shton: “Më e vështirë do të ishte t’i thoja ‘jo’ intuitës time, sesa doktorit, por ia dola”, shkruan rrjeti Labbible.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA