Shijaku mbyll legalizimet! Bashkia e parë në vend që mbyll dokumentacionin për 1800 banesa informale

29/08/2024 12:31

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, në korrik të këtij viti, për përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimit, në bashkinë e Shijakut u ngritën menjëherë grupet e punës, duke synuar të adresojnë vonesat dhe pakënaqësitë e mëparshme të qytetarëve për këtë proces.

Bashkia e Shijakut i përshpejtoi procedurat për nisjen e procesit në terren duke shfrytëzuar periudhën e verës kur kthehen dhe emigrantët.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 10,500 inspektime, ku janë konstatuar dhe përgatitur dosjet për afro 1800 banesa informale të ndërtuara gjatë dy dekadave të fundit.

Pas përfundimit të dosjeve, në kohë rekord, nga bashkia e Shijakut dhe dorëzimit të tyre pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i hapet rrugë përmbushjes së pritshmërisë së qytetarëve për të gëzuar më në fund një banesë të legalizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA