Eksperti sugjeron shkrirjen periodike të ngrirëses së frigoriferit (fotot)

29/08/2024 18:33

Ekspertët thonë se ngrirësja është e rëndësishme për të ruajtur ushqimet kur duhet të bleni në sasi të mëdha për të kursyer para.

Megjithëse disa ushqime nuk mund të ruhen në ngrirëse, ajo është mjaft e rëndësishme për ata që blejnë në sasi më të mëdha dhe nuk mund t’i hanë apo gatuajnë ushqimet brenda disa ditëve.

Por shpeshherë ne harrojmë ato që kemi vendosur aty ose mëkeq, kemi frikë të nxjerrim diçka të ngjitur në cepat e ngrirëses pasi nuk e dimë çfarë mund të dalë prej saj.

Nëse ngrirësja juaj nis të kthehet në një kuti të mbushur me akull, ekspertët thonë se është koha për të vepruar.

“Prindërit e mi e mbushin ngrirësen sikur të ishte dita para apokalipsit,” thotë Trevor Craig, zyrtar i sigurisë ushqimore në laboratoret Microbac Laboratories. “Ushqimet që vendosin aty ata nuk i hanë kurrë, pastaj do të duhej akullthyese për t’i nxjerrë jashtë”.

Megjithëse shtimi i akullit në to është i bezdisshëm, Craig thotë se “ruajnë më mirë temperaturën e tyre kur janë të mbushur plot”.

Ai shpjegon më tej disa nga arsyet e akumulimit të akullit në ngrirëse.

“Zakonisht akulli vjen nga lagështira e bllokuar brenda, e cila kondensohet dhe ngrin, dhe kjo shpesherë ndodh edhe kur grirësja e frigoriferit është e mbushur me ushqime.

Ne mund të ndihmojmë ngadalësimin e akumulimit të akullit duke u kujdesur të mos e hapim shumë shpesh derën e ngrirëses, ose të sigurohemi që produktet e vendosura aty të kenë lagështirë nga jashtë.

Për shembull nëse vendosni aty ushqime të nxehta ato do të lëshojnë avull e rrjedhimisht krijojnë lagështirë.

Duhet të sigurohemi gjithashtu që frigoriferi ynë përdor me efikasitet energjinë elektrike jo vetëm për faturën e energjisë por dhe për shëndetin tuaj, thotë Craig.

“Ngrirëset e mbushura me akull mund të konsumohen dhe të mos ruajnë ushqimin tuaj si duhet. Nëse ushqimet nuk ngrijnë ato nuk do të mbijetojnë dhe kthen në rrezik për shëndetin”, shton ai.

Akulli mund të sjellë gjithashtu kosto të shtuara riparimi ose zëvendësimi dhe në disa raste mund të bëjë të papërdorshëm të gjithë frigoriferin, shton eksperti, sipas rrjetit cnet.com

FOTO GALERI
3/3
Duhet të sigurohemi gjithashtu që frigoriferi ynë përdor me efikasitet energjinë elektrike jo vetëm për faturën e energjisë por dhe për shëndetin tuaj, thotë Craig.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA