Shkak një debat i ndodhur në qershor mes…/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dy personave në Velipojë, zbulohet identiteti i autorëve të dyshuar

19/08/2024 22:58

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në Velipojë.

Dy persona mbetën të vdekur këtë të hënë në Velipojë pasi u vranë nga dy vëllezër.

Dy autorët e dyshuar dhe viktima Ersild Ishmi 33 vjeç, drejtojnë dy biznese të ndryshme në Velipojë. Ndërsa Arsid Hoxha 22 vjeç, është punëtor në një hotel. Dyshohet se ky i fundit është vrarë aksidentalisht.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas Policisë.

Sipas njoftimit të  policisë, Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Arsid Hoxha, dhe Ersild Ishmi të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA