SERIE A/ Conte turpërohet në debutimin me Napolin, Lazio përmbys Venezian, Roma “ngec” me Cagliarin

18/08/2024 22:44

Serie A ka luajtur katër ndeshjet e radhës të javës së parë të sezonit të ri, ku surprizat nuk munguan.

Antonio Conte debutoi në mënyrën më të keqe të mundshme me Napolin, duke u mpsohtur 3-0 nga Verona në transfertë.

Bologna që vjet ishte surpriza më e bukur e Italisë, barazoi 1-1 me Udinesen në shtëpi. Roma e De Rossit u ndal 0-0 në transfertën e Cagliarit.

Lazio arriti një fitore të bujshme me përmbysje përballë Venezias me rezultatin 3-1.

Ditën e nesërme do të luhen dhe dy takimet e radhës, Leçe-Atalanta dhe Juventus-Como.

REZULTATET:

VERONA 3-0 NAPOLI

Livramento 50’, Mosquera 75’, 90+4’

BOLOGNA 1-1 UDINESE

Orsolini (P) 57’ / Giannetti 68’

CAGLIARI 0-0 ROMA

LAZIO 3-1 VENEZIA

Castellanos 11’, Zaçagni (P) 44’, Altare (A.G) 81’ / Andersen 3’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA