Anglia do të luajë në 2200 m lartësi ndaj Meksikës, do ta përballojë falë Viagrës?
Kepi i Gjelbër ishte surpriza më e bukur e Botërorit të këtij viti. Skuadra nga vendi me vetëm 500 mijë banorë befasoi të gjithë me personalitetin e treguar në fushën e lojës në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në këtë kompeticion ku është përballur me disa prej fuqitë e mëdha të futbollit botëror.
Kjo u pa edhe në raundin e 1/16 të finaleve kur Kepi i Gjelbër u përball me kampionët në fuqi të botës, Argjentinën e Lionel Messit duke i hapur shumë punë, madje rrezikoi ta eliminojë skuadrën Albiceleste që do të ishte befasia më e madhe e këtij Botërori. Argjentina fitoi 3-2, por imazhi i dhënë nga Kepi i Gjelbër pati një impakt teksa kjo skuadër e fitoi botërorin e saj si në fushë ashtu edhe jashtë saj teksa fitoi zemrat e admiruesve të futbollit në mbarë globin.
Në përfundim të ndeshjes, mes lotëve dhe krenarisë, futbollistët e Kepit të Gjelbër morën edhe vlerësimin maksimal edhe nga vetë tifozët kundërshtarë, ata të Argjentinës. Në momentin që skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes, tifozët argjentinas në këmbë nisën të duartrokisnin kundërshtarët e tyre në shenjë respekti dhe falënderimi për atë që dhuruan në fushën e lojës duke e shndërruar sfidën me Argjentinën në një ndeshje spektakolare dhe të çmendur njëkohësisht. Bota e futbollit dhe jo vetëm, ka nevojë sidomos për momente të tilla…
VIDEO e tifozëve të Argjentinës që duartrokasin Kepin e Gjelbër
Top Channel