“Bllokohet” Vlora, trafik i rënduar në qytet! Radhë kilometrike automjetesh edhe në orët e vona të mbrëmjes

17/08/2024 22:54

Trafik i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh, raportohet këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.

Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se janë bllokuar rrugët për të hyrë në qytetin bregdetar. Trafik raportohet në Bypass, në unazë e në autostradë. Qarkullimi është bllokuar edhe të aksin Kaninë – Vlorë.

Trafik ka edhe në brendësi të qytetit. Shkak, është bërë kthimi i pushuesve nga plazhi, por edhe bllokimi i qarkullimit në Lungomare për shkak se aty do të zhvillohen evente kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA