Përkujtohet Havzi Nela 36 vite pas ekzekutimit nga regjimi, bashkëshortja dhe kolegët kujtojnë shkrimtarin

10/08/2024 20:05

36 vite më pare me 10 gusht të 1988 në qytetin e Kukësit, nga regjimi komunist u var në litar Havzi Nela. Martiri i demokracisë dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të luftës së fjalës së lirë.

Bashkëshortja e tij, Lavdie Nela, vendos lule me lot në sy në bustin e martirit të demokracisë, pranë gjimnazit të qytetit.

Shkrimtari Petrit Palushi, i cili për krijimtarinë dhe jetën tragjike të shkrimtarit, ka botuar disa libra studimorë, 10 gushtin e 1988, e vlerëson si ditë tragjike për Kukësin. Palushi, shpjegon me detaje monentet e varjes në litar të Havzi Nelës.

Kujtojmë se Bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit. Poeti ka qenë gjithmonë kundër diktaturës dhe nuk u pajtua kurrë me rregullat komuniste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA