FOTOT/ Pushimet për Leonardo DiCaprion dhe të dashurën e tij kthehen në makth, pickohet nga kandili i detit

06/08/2024 14:05

Leonardo DiCaprio u pickua nga një kandil deti, teksa po shijonte pushimet  me jaht në Sardenja së bashku me të dashurën Vittoria Ceretti.

Fituesi i çmimit “Oscar”, 49 vjeç u fotografua me një shenjë të kuqe në këmbë.

Ylli i Titanikut spërkati këmbën e tij me ujë teksa bisedonte me partneren e tij, e cila së fundmi ndezi spekulimet se ishin fejuar, pasi mbante një unazë diamanti, shkruan DailyMail.

Ai është duke pushuar me mikun e tij, Tobey Maguire, 49 vjeç, i cili është gjithashtu në një romancë me Babette Strijbos, 24 vjeçe.

Leo dhe Vittoria, të cilët janë në një lidhje që prej verës së vitit 2023, ndezën për herë të parë spekulime për fejesë në fillim të këtij viti, kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë diamanti argjendi në Los Angeles.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA