VIDEO/ Çuditë nuk kanë fund në “Paris 2024”, atleti francez eliminohet nga Lojërat Olimpike për shkak të… penisit

05/08/2024 16:54

Përveç spektaklit dhe emocioneve, këto Lojëra Olimpike kanë dhuruar dhe shumë momente të çuditshme, të cilat rrallë herë janë parë në Olimpiadat e kaluara.

Më e fundit vjen nga atleti francez, Anthony Ammorati, i cili u bë viral për shkak të një momenti të sikletshëm dhe delikat.

Atleti 21-vjeçar, i cili konkurronte në disiplinën e kërcimit për së larti, u ngrit në ajër dhe penisi i tij, i dukshëm nga kostumi i ngushtë, preku dhe rrëzoi shkopin e limitit, duke u skualifikuar nga Olimpiada.

Ai mori vetëm 5.60 pikë, të cilat konsiderohen si të ulëta dhe sigurisht, nuk e vijoi rrugëtimin e tij. Momenti ishte shumë zhgënjyes për atletin, i cili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës U20 dy vite më parë.

Gjithashtu momenti u bë dhe tepër viral në rrjet, me njerëz të shumtë që përdorën komente ngacmuese ndaj Ammoratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA