Foto Ilustruese

Kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës, R.L, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit. Ai është shpallur fajtor për veprën penale shpërdorimi i detyrës.

Gjatë hetimeve rezultoi se, shtetasi R.L, me detyrë Kryeinspektori i IMTV Bashkia Divjakë, me mosveprimet e tij dhe duke mos përmbushur detyrën funksionale, nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” neni 5, gërma “dh”, si dhe nenit 52 pika 7, të ligjit nr.107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto veprime përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kanë sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Ndaj kërkesës së prokurorisë në lidhje me procedimin e mësipërm, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vendosi deklarimin fajtor i të pandehurit R.L, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA