Atletico Madrid ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Alexander Sorloth. Sulmuesi norvegjez kalon te Atletico nga radhët e Villarreali-t dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kryeqytetas deri në vitin 2028.
Sipas mediave spanjolle, marrëveshja është mbyllur për shifrën e 32 milionë eurove, plus 8 milionë të tjera në formën e bonuseve.
Alexander Sorloth ishte alternativa e dytë në merkato për sulmin e “Los Colchoneros”, pasi kërkohej me ngulm transferimi i Artem Dovbyk nga Girona, por ky i fundit u transferua te Roma në Serie A.
Norvegjezi vjen nga një sezon në të cilin shënoi 26 gola në 41 ndeshje për Villarreal, duke e bërë atë golashënuesin e dytë në La Liga.
E shtuna ishte ditë zyrtarizimesh në radhët e Atletico Madrid, pasi edhe Robin Le Normand la skuadrën e Real Sociedad, për t’iu bashkuar skuadrës së Diego Simeones./ Super Sport
Top Channel