SPAK ngriti akuzë ndaj ish kryebashkiakut të Finiqit dhe katër vartësve të tij, që të gjithë të dorëzuar të pandehur në Gjykatën Antikorrupsion si të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën.
Leonidha Hristo, ish kryetar i bashkisë minoritare të krijuar në 2015 është nën akuzë së bashku me Florian Perin, Stavro Cavo, Lefteria Mekshi dhe Lefter Karajani për abuzime me tenderat nga viti 2017 deri në 2019, kallëzuar nga kontrolli i lartë i Shtetit që gjeti abuzime me prokurorimet publike me një dëm prej 77 milionë lekë.
Duke ju referuar provave të gjurmuara gjatë hetimit SPAK njoftoi zyrtyarisht se ish kryebashkiaku firmosi dokumenta për tenderat shumë më vonë mbasi ishin mbyllur procedurat e prokurimit. Ndërkohë që nga dëshmitë e anëtarëve realë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njësive të prokurimit rezulton se ata nuk kanë patur dijeni për procedurat, nuk kanë vlerësuar oferta të garuesve dhe nuk kanë hyrë në sistemin elektronik.
Ndërkohë që praktika është ndjekur nga të akuzuarit e tjerë ndonëse nuk ishin caktuar në komisionin e vlerësimit të ofertave. Sipas SPAK dyshohet se de fakto shkresat i ka përgatitur i dyshuari Florian Peri që ka përdorur IP e bashkisë së Tiranës ku ka qenë i punësuar më parë apo edhe të kompanive në pronësi të familjarëve. SPAK shton se punonjësit kanë kryer një seri procedurash fiktive duke shpallur fituese bashkim kompanish, që ishin të paracaktuara
Top Channel