“Meqë je i zënë me…”/ Zbuloi tradhtinë me gra të tjera, Princesha e Dubait e njofton burrin për divorcin në rrjetet sociale

18/07/2024 10:03

Një zhurmë të madhe ka shkaktuar në Emiratet e Bashkuara Arabe lëvizja e vajzës së kryeministrit të Dubait , Princeshës Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj përmes një postimi në Instagram.

Divorci publik erdhi, në fakt, vetëm dy muaj pas lindjes së fëmijës që princesha lindi me burrin e saj, Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum. Në mesazhin e saj, princesha 30-vjeçare ka shkruar: “Burri im i dashur, meqë je i zënë me lidhje të tjera, po të njoftoj divorcin. Po ndahem, po ndahem, po ndahem. Kujdes nga ish-gruaja jote”. Sipas Daily Mail, pas këtij postimi, çifti, i cili u martua në maj të 2023-ës, hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe hoqën çdo foto të tyre së bashku nga platformat e tyre të rrjeteve sociale.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga shtëpia Maktoum, familja mbretërore e Dubait.

Sheikha Mahra është vajza e Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. 30-vjeçarja është diplomuar në një universitet në Londër për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe njihet për mbrojtjen e të drejtave të grave. Nga ana e tij, Sheikh Mohammed është një nga pronarët më të mëdhenj të pronave në Mbretërinë e Bashkuar pasi, sipas Guardian, ai zotëron më shumë se 400,000 hektarë tokë në Londër, Skoci dhe Suffolk.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA