Raporti i KLSH për vitin 2023, cilat ishin parregullsitë e gjetura, bashkitë që shkaktuan dëme ekonomike, Shehu: Për shkeljet te Onkologjiku, i kemi denoncuar  

16/07/2024 17:48

Sot në Komisioni për Ekonominë dhe Financat ishte i pranishëm kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili raportoi për punën e këtij institucioni në vitin 2023.

Anëtarët e komisionit iu drejtuan kreut të KLSH Arben Shehut, më disa pyetje, për të nxjerrë në pah më shumë për raportin.

Sipas raportit të KLSH, nga auditimi i zbatimit të punimeve për 4 kontrata në bashkinë e patosit është konstatuar dëm ekonomik në vlerën totale 2,081,633 lekë si pasojë e diferencave në realizimin e punimeve.

Ndërkohë në bashkinë Vlorë, nga zbatimin e kontratave të punëve publike, janë konstatuar parregullsi në afatin e zbatimit të kontratave dhe zbatimit të punimeve, duke evidentuar një dëm ekonomik në vlerën 19,830,420 lekë.

Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit, kreu i KLSH i pyetur për auditimin e bërë më herët në spitalin Onkologjik, dhe parregullsitë e gjetur, kanë bërë denoncim në organet përkatëse.

KLSH ka kryer auditime të kombinuara financiar dhe përputhshmërie, konkretisht sipas evidencave statistikore janë kryer gjithsej 66 auditime të kombinuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA