Deputeti Agron Shehaj është përplasur ashpër me Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, teksa diskutohet për skemën e mashtrimit me miktrokreditë, në emisionin Top Story.
“Një person ka vrarë veten para disa ditësh i dëshpëruar se i kishin marrë gjithçka dhe nuk kishte paguar 300 mijë lekë. Ky është fakt”, tha Shehaj.
“Jo nuk është fakt, nuk i kanë marrë gjë fare”, iu përgjigj Derralla.
“Nuk është fakt që vrau veten se kishte probleme me mikrokredirtë? Edhe këtë do ta mohoni?”, replikoi Shehaj me tone të larta.
“Nuk është fakt që i kanë marrë gjithçka”, iu përgjigj Derralla.
Pjesë nga debati:
Shehaj: Është fakt që ka vrarë veten se kishte probleme me mikrokreditë dhe përmbaruesit?
Derralla: Po ky është fakt, jo i kishin marrë pasuritë
Shehaj: Kini respekt minimalisht për një person se vrau veten se ju nuk bëtë punën tuaj. Dhe ju rrini dhe qeshni
Top Channel