James Rodriguez në historinë e Kupës së Amerikës. Edhe pse nuk është më pjesë e futbollit europian, ai transformohet plotësisht sa herë vesh fanellën e Kombëtares.
Mesfushori, pjesë e Sao Paulos në Brazil, shndërrohet në një tjetër futbollist te Kolumbia. Skuadër ku mban edhe shiritin e kapitenit.
32-vjeçari dha kontributin e tij në suksesin 1-0 kundër Uruguait, fitore që solli kualifikimin e Los Cafeteros në finalen e Kupës së Amerikës.
James krosoi nga këndorja për golin e realizuar në fundin e pjesës së parë nga Jefferson Lerma, pjesë e Crystal Palaces në Premier League.
Ky ishte asistimi numër 6 në këtë kompeticion për ish-futbollistin e Realit dhe Bayernit, i cili gjithashtu numëron edhe një gol.
Me 6 asistime James ka “parakaluar” Leo Messin (5) sa u përket numrit të asisteve në një edicion të vetëm të Kupës së Amerikës.
Dhe përballë “pleshtit” do të tentojë fitoren e madhe në finalen e 15 korrikut në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Duke nisur nga ora 02:00.
Kolumbia u rikthye në finales pas 23 vitesh dhe kundër kampionëve në fuqi të Argjentinës do të tentohet triumfi i dytë në histori.
Top Channel