Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AFP ngre pikëpyetje: Çfarë ndodh nëse sërish nuk do të ketë “fitues” në Kosovë Opozita vendosi të surprizojë me garën për Himarën duke vendosur si kandidat jo një minoritar, por një emigrant nga Amerika i njohur në vendlindjen e tij Drimadhë për bizneset e tij.
Vangjel Dule ka në plan të “rrëmbejë” votat e himariotëve me sipërmarrësin shqiptaro amerikane Petro Gjikuria në zgjedhjet që do zhvillohen me vapën përvëluese të gushtit.
Partia Demokratike vendosi t’ia lërë edhe këtë herë aleatit të tij PBDNJ ekskluzivitetin e kandidatit për Himarën, duke mbështetur emrin e propozuar prej tij.
Negociatat nuk kanë qenë të vështira. Vangjel Dule ka shkuar me disa propozime një ditë më parë në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, i cili në emër të Partisë Demokratike ka dhënë bekimin për emrin e Gjikurisë i cili në garën e 4 gushtit do të ketë përballë rivalin e Partisë Socialiste Vangjel Tavo.
Edhe pse djali i Fredi Belerit kishte shprehur dëshirën për të vijuar udhën e ndërprerë të babait, ajo e tij mbeti vetëm një dëshirë pasi në fund u vendos që në zgjedhjet për Himarë të garojë një tjetër Petro, ai me mbiemër Gjikuria, anëtar i Federatës Panepiriote.
Arrestimi i Fredi Belerit i hapi rrugë zgjedhjeve në Himarë, e cila pritet të jetë sërish vatër e nxehtë e konfliktit politik jo vetëm për kohën kur himariotët do i drejtohen kutive të votimit në pikun e sezonit turistik por edhe për shkak të kontestimit të opozitës për mënyrën e procedurave që u ndjek shpalljen e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës ndaj të cilit u bë dhe një padi.

Top Channel