“Do të largohem kur të mos më duan më”/ Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet: Kam dy objektiva, 1000 golat dhe… Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Sali Berisha përjashtoi opsionin e bojkotit të Parlamentit.
Ai u shpreh se kjo gjë do i jepte avantazh Edi Ramës, duke shtuar se grupi parlamentar i PD-së do i japë ‘përgjigjen e merituar’.
“Sot lipset që PD të ndërmarrë gjithë përpjekjet e saj për largimin e Ramës dhe regjimit të tij. Për përmbysjen e këtij regjimi. Koha fton sot çdo demokrat dhe demokrate, të gjithë mbështetësit tanë, të ngrihen në këmbë dhe me të gjitha mjetet demokratike të përballen me këtë regjim.
Vendimi më i lehtë do të ishte bojkoti i parlamentit, por unë kam qenë dhe mbetem i bindur se ky do të ishte avantazh për Edi Ramën, do të përbënte avantazh për Ramën.
Çdo njeri nga ne ta ketë të qartë se ai lufton për ekzistencën e tij, pasi e di që s’ka vend tjetër veçse në qeli me dhjetëra vite burg për krimet që ka kryer. Ai është i aftë për gjithçka për të ruajtur pushtetin dhe karrierën e tij.
Grupi parlamentar do të përshtatet për t’i dhënë përgjigjen e merituar. Ne në parlament jemi në kushte të vështira, por ne duhet t’i japim përgjigjet më të forta në parlament”, u shpreh Berisha.
Top Channel