“Do të digjeshim nëse nuk do ndërhynte helikopteri”/ Banorët në panik pasi zjarri iu afrua banesave në Dropull

10/07/2024 17:37

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era, rrezikoi edhe fshatin Sofratikë në Dropull.

Deri tani është ndërhyrë nga ajri pasi zona e zjarrit ishte e paarritshme për efektivët.

Zjarri gjendet rreth 300 m larg fshatit Sofratikë qendra e Dropullit të Poshtëm.

Banorët janë shprehur për Top Channel se nëse nuk do të ndërhynte helikopteri, situata do të ishte tepër serioze.

“Tani u fik, por po shikojmë mos ka mbetur ende zjarr. Nuk do ia dilnim dot pa helikopterin”.  

“Situata është e vështirë, mos të kishte ardhur helikopteri, u dogjëm. Zjarri erdhi direkt nga era, u frikësuam. Do e kishim të pamundur pa helikopterin”-shprehen banorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA