27/11 08:19
Cristiano Ronaldo provoi gjithçka në pak minuta në Deutsche Bank Park të Frankurtit përballë Sllovenisë, ku fituesi do të gjente Francën në çerekfinale.
Fillimisht humbi penalltinë në kohën shtesë që mund të kishte mbyllur ndeshjen e pas saj shpërtheu në lot. Shokët e skuadrës vrapuan te kapiteni i tyre për ta ngushëlluar dhe kjo duket se i dha frytet.
Në serinë e penalltive pasi ndeshja përfundoi 0-0, Ronaldo mori topin i pari dhe këtë arriti ta mundte portierin Oblak duke i dhënë zemër skuadrës. Pasi tundi rrjetën kërkoi sërish ndjesë. Merita gjithsesi i shkon portierit portugez Diogo Costa i cili u priti tre penallti sllovenëve.
Tani kjo i përket së kaluarës, pasi në çerekfinale është Franca.
Top Channel