Dosje të djegura dhe karrige të shkrumbuara, pasojat e zjarrit në komisariatin nr. 3 që protestuesit i vunë flakën

18/10/2026 23:00

Protesta e zhvilluar gjatë ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe incidente, ku disa institucione janë përfshirë nga flakët. Mes tyre është edhe Komisariati nr. 3, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku zjarri ka përfshirë ambientet e recepsionit.

Si pasojë e incidentit, disa efektivë policie kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, të moderuar nga Sidorela Gjoni, raportoi mbi situatën dhe dëmet e shkaktuara në ambientet e komisariatit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e zjarrit brenda komisariatit, ku shihen dosje të djegura, karrige të shkrumbuara dhe xhama të thyer.

Top Channel